Report TV - Kreu i KLP-së: Miqtë presin rezultate nga drejtësia, këtu varet suksesi i vendit

  • 4 years ago
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se suksesi i shoqërisë varet nga drejtësia. Ai tha se miqtë ndërkombëtarë presin rezultate konkrete nga reforma në drejtësi. Megjithatë, tha Ibrahimi, sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinacuar, nuk ka mjaftueshëm para për ta mbështetur.

"Sfida që e pret prokurorin e përgjithshëm është udhëheqja e sistemit. Duke pasur parasysh që tradita nga 1998 e këtej nuk vlen asnjë groshë. Prokurori i përgjithshëm është më pak i pushtetshëm sesa ka qenë, por i mandatuar për të udhëhequr sistemin. Të ashtuquajturat "rrufe të Zeusit" sikur njiheshin transferimet e prokurorëve apo kapërcimet, për fatin e mirë nuk janë më në repertorin e prokurorit të përgjithshëm dhe askujt tjetër.

Mungesa e këtyre e 'rrufeve' e forcon nuk e dobëson. Prokurorët e kaluar guvernator fuqiplotë të politikës. Sot roli udhëheqës kërkon finesë, moderim dhe aftësi për të krijuar konsensus dhe ndërveprim. Çela duke qenë i pari prokurori i përgjithshëm sipas kushtetutës së 2016 ka detyrë për krijimin e identikitit. Zoti Çela është njeriu më i ditur mbi rolin e ri të institucionit, hapësirat që lejon ligji. Platforma e tij e prezantuar para KLP-së është përmbledhja më e mirë e ideve dhe mjeteve.

Zbatimi praktik i atyre ideve të mençura nuk do të jetë i lehtë.Pas një viti në krye të KLP-së mund të them që ligji që veprojnë prokuroritë është kompleks, nevoja për interpretim dhe ndërveprim është konstante. Miqtë tanë ndërkombëtarë me të drejtë presin rezultate nga hetimet, në përgjithësi suksesi ynë do të varet në një pjesë të madhe nga kjo.