Ambasadorja Kim shmang komentet per manifestimin
  • 4 years ago
Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë në një drekë pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Ky takim i kryediplomates amerikane me shefin e opozitës vjen vetëm pak orë përpara tubimit të thirrur nga Presidenti Meta, ku kreu i demokratëve së bashku me mbështetës të opozitës do të jenë pjesë e manifestimit në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

E pyetur nëse manifestimi ishte pjesë e bisedës, ambasadorja amerikane i shmangu komentet.

Ajo u kujdes të mos jepte detaje mbi temën e takimit, e po ashtu edhe kryedemokrati.

Ky është takimi i dytë i Lulzim Bashës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas marrjes së detyrës së zonjës Yuri Kim.

Tv Klan
Recommended