Lufta e re e Sirise
  • 4 years ago
Në Siri, aty nga ku e ka origjinën vala e refugjatëve që po vijnë drejt Europës forcat turke vijojnë përplasjen me ato të regjit të Asadit. Ushtria turke ka njoftuar se kanë goditur baza të tjera të ushtarëve sirianë ndërsa janë neutralizuar qindra prej tyre.

Ndërkaq sulme ka patur edhe nga forcat e Assadit. Disa ushtarë të tjerë turq janë lënduar por nuk ka patur viktima. Sipas autoriteteve turke, hakmarrja për vdekjen e 33 pjesëtarëve të ushtrisë turke do të vazhdojë. Goditja e bazave ushtarake të Assadit nuk do të ndalet derisa zona përreth kufirit me Turqinë të pastrohet ashtu siç ndodhi vitin e kaluar edhe në një tjetër zonë në veri të Sirisë.

Ndërkaq mediat turke kanë hedhur hipoteza se ushtarët turq janë qëlluar nga forcat ruse të cilat përkrahin regjimin e Assadit, por ende nuk ka diçka të konfirmuar zyrtarisht. Në lidhje me këtë çështje ka patur edhe një bisedë telefonike mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Putin. Erdogan u shpreh se i kërkoi shefit të Kremlinit të tërhiqet nga mbështetja për Assadin, por nuk tregoi se cila ka qenë përgjigja e Putin.

Klan Plus
Recommended