Meta i pergjigjet ministres Gjonaj: Ajo me ngaterron me gjuhen e Monikes

  • 4 years ago
Presidenti i është përgjigjur deklaratave që bëri sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pasi Ilir Meta e kallëzoi në SPAK për shkelje të Kushtetutës.

I ftuar në studion e emisionit ?Opinion? në Tv Klan, kreu i shtetit është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk merret ?me një falsifikatore? dhe se ministrja Gjonaj ?e ngatërron me gjuhën e Monikës?.

?Si mund të merrem unë me një falsifikatore. E dyta, gjuha ime ka qenë shumë korrekte. Ajo më ngatërron mua me gjuhën e Monikës. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAK. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale që përfshin Kuvendin, gjyqësorin dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Një Gjykatë Kushtetuese me këto lloj filmash e bën këtë Kushtetutë një letër pa vlerë. Presidenti i ka kapur në flagrancë. Te Gjykata Kushtetuese ju kam thënë vijë e kuqe, e kuqe flakë?, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Recommended