Virusi Korona, rezulton negativ edhe personi i fundit në testim

  • 4 years ago
Rezultoi negative në testimin për virusin Korona edhe personi i fundit i cili u ishte nënshtruar kontrolleve. Bëhet fjalë për një pacient tjetër të arritur nga Italia kurse Ministria e Shëndetësisë thotë se për momentin, ky është personi i fundit për të cilin janë pritur rezultate dhe për momentin nuk ka person tjetër ndaj të cilit bëhen kontrolle. Për momentin dymbëdhjetë persona ndodhen në izolim shtëpiak, tetë nga të cilët bashkëudhëtarë në furgonin në të cilin ka qenë e prekura dhe katër të tjerë familjarë të tyre. Dy nga të izoluarit janë fëmijë të moshës katër vjeçare. Deri në përfundimin e fazës së izolimit, atyre do iu dërgohet ushqim, ujë dhe ilaçe nga ana e Kryqit të Kuq me qëllim që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mos kenë kontakt me persona të tjerë. Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme janë testuar edhe dy persona të tjerë të cilët kishin udhëtuar në Itali, rezultatet e të cilëve janë negative. Gruaja tek e cila u konfirmua koronavirusi ndodhet në izolim në Klinikën Infektive dhe pa komplikime të rënda.