Shoqet perballen ne studio: Dua te ma thuash ne sy te publikut

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dy mikeshave të cilat prej 9-muajsh nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën. Ishte Nikoleta, ajo e cila erdhi në studio dhe kërkoi të dinte arsyen pse shoqja e saj më e mirë i shmangej dhe nuk sillej më si më parë me të.

Prej disa kohësh, ajo mendon se ndoshta e ka lënduar dhe prandaj Kristina nuk dëshiron të komunikojë me të. Dy miket përballen në studio dhe për Kristinën ishte befasi kur shikon në anën tjetër të ekranit Nikoletën.

Pyetjes së Nikoletës, pse ajo është larguar prej saj dhe marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë, Kristina i përgjigjet se nuk është distancuar prej saj, por ajo thjesht këtë periudhë është përkushtuar totalisht tek familja e saj, motrat dhe vëllezërit se ata kanë patur nevojë për të. Madje ajo pranon se e ruan në zemër gjithmonë.

Recommended