Manastirliu: PD e la shendetesine germadhe

  • 4 years ago
Ministrja e Shëndetësisë zgjodhi qendrën e re shëndetësore të Grabianit në Lushnje për t?iu përgjigjur së bashku me zv/Kryeministrin akuzave të opozitës për situatën në sistemin shëndetësor.

Ministrja Manastirliu: Nuk është investuar në 30 vite për qendrat shëndetësore dhe ata që kur e kishin mundësinë e lanë shëndetësinë gërmadhë. Sot mblidhen në tryeza dhe flasin si duhej të ishte shëndetësia.

Zv/Kryeministri Braçe: Kokrrat e hajdutëve këtë punë kanë, fjalët tona janë punët që bëjmë, puna e tyre janë fjalët.

Qendra shëndetësore e Grabianit është rindërtuar nga e para në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Si kjo qendër, u shpreh ministrja Manastirliu, janë rindërtuar me të njëjtin standard 180 qendra të tjera nga veriu në jug.

Tv Klan