Pagat në arsimin e lartë, MASH kërkon zgjidhje

  • 4 years ago
Rritja e pagave për punonjësit në arsimin e lartë, vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaron se zgjidhja u zvarrit për shkak të mos dakordimeve për arritje të marrëveshjeve kolektive, por edhe për shkak të mos miratimit në Kuvend të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Paga. Sipas Ademit paratë janë siguruar në Buxhetin e Ministrisë dhe se para zgjedhjeve do të gjendet një zgjidhje.