"Java e filmit shqiptar" ne Vjene

  • 4 years ago
?Java e filmit shqiptar?, në data 23 janar deri në 2 shkurt solli në Vjenë të Austrisë promovimin e vlerave te krijimtarisë artistike shqiptare, përmes shfaqjes së filmave të ndryshëm shqiptare. Janë prezantuar 10 filma shqiptar në këtë aktivitet, për të shpërfaqësur periudha të ndryshme të realitetit shqiptar para dhe postkomunist. Për të folur më shumë për këtë aktivitet dhe bashkëpunim, e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan ishte drejtuesja e Arkivit të filmit dhe regjisorja Iris Elezi.