Koronavirusi, s’ka kontrolle në aeroportin e Ohrit

  • 4 years ago
Edhe pas thuajse dy muajsh nga paraqitja e virusit vdekjeprurës korona, në aeroportin e Ohrit ku vijnë turistë të huaj ende nuk është vendosur kamerë termale për kontrollimin e temperaturës së udhëtarëve. Edhe pse numri i fluturimeve dhe pasagjerëve është në rritje të vazhdueshme, ndërsa me afrimin e sezonit turistik ai numër do të rritet në mënyrë drastike, ende nuk ka masa parandaluese në godinën e terminalit. Do të presin që rastet e dyshimta t?i paraqesin kompanitë e huaja ajrore.