Manja: Shpërndarje parlamentit? Absurde ta mendosh! Përgjigjet Meta: Do e bëj populli

  • 4 years ago
KORÇE-Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta që t'i bindet Kuvendit dhe Kushtetutës. Paralajmërimit të kreut të shtetit dje se do të kthejë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që i heq betimin e gjyqtarëve, Manja iu përgjigj duke i thënë se nëse kthen dekretin, shumica do ta rrëzojë në Kuvend. Presidenti e cilësoi dje fyerje dhe ofenduese miratimin e ligjit që i hoqi kompetencat për betimin e Kushtetueses një ditë para se të vinte në Tiranë Komisioni i Venecias, për të cilin theksoi se do e rikthejë në parlament për rishqyrtim. Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se 'Kuvendi duhet të vetë shpërndahet'. I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.

Recommended