Report TV - Memaliaj/ 20 fëmijë preken në lija e dhenve! Edukatorja: Nuk është pezulluar mësimi
  • 4 years ago
MEMALIAJ- Sëmundja e fëmijërisë, siç njihen ndryshe lija e dhenve është shfaqur në Memaliaj ku janë prekur 20 fëmijë të konfirmuar zyrtarisht, ndonëse flitet për një shifër edhe më të lartë. Nga 20 fëmijë e prekur, 15 janë në shkollën 9-vjeçare të qytetit "Nimete Progonati" dhe 5 prej tyre në kopshtin pranë, por kjo nuk ka sjellë pezullim të procesit mësimor, sepse zgjidhja është gjendur nga vetë prindërit. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga edukatorja e kopshtit, e cila shprehet se fëmijët që kanë shfaqur sëmundjen e lisë, siç njihet në gjuhën popullore, nuk kanë ardhur në kopsht.

"Kemi pasur raste të sëmundjes së lisë, i kemi identifikuar dhe që në ato moment fëmijët nuk kanë ardhur në kopsht", tha edukatorja për Report Tv.
Recommended