Hetim pasuror ndaj Vladimir Gjutes

  • 4 years ago
Vladimir Gjuta i arrestuar një ditë më parë pranë selisë së partisë socialiste me një pistoletë me vete dhe një shumë prej 120 mijë euro do t?i nënshtrohet hetimor pasuror.

Policia e kryeqytetit ia ka sekuestruar 40-vjeçarit Gjuta shumën prej 121 mijë euro që mbante me vete.

Por një tjetër shumë e konsiderueshme iu gjet në banesë.

27.500 dollarë, 22.970 paundë dhe 664.500 lekë të reja të gjetura në shtëpinë private në rrugën 3 Vëllezërit Kondi, po ashtu iu sekuestruan, se bashku me një makinë të blinduar, tip AUDI.

Vladimir Gjuta nuk ka pranuar të japë detaje mbi burimin e parave, ç?ka ka bërë që policia të nisë hetimet për të zbuluar prejardhjen e tyre.

Vladimir Gjuta akuzohet për ?Armëmbajtja pa leje?, ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.

Gjuta u shoqërua të hënën në polici pas vetëm 5 ditësh që kishte fituar lirinë.

Kapja e tij me pistolete para selisë se Partisë Socialiste, teksa brenda gjendej kryeministri Rama që do të merrte pjesë në mbledhjen e kryesisë, e alarmoi trupën e gardës së republikës, që merret me sigurinë e kryeministrit. Por Gjutaj deklaroi se prania e tij nuk kishte lidhje me zhvillimet në selinë rozë.

Tv Klan

Recommended