Shpërndahet Parlamenti në Shkup - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mes polemikash ka miratuar me 80 vota pro, Ligjin e shumëdiskutuar për Prokurorinë Publike.Partia opozitareVMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj kryetarit të kuvendit Talat Xhaferri pasi anulloi votimin e parë, në të cilin u shprehën pro vetëm 74 deputetë ndërsa në votimin e dytë u miratua me dy të tretat e votave.Ligji synon te beje funksionale prokurorine për krimin e organizuar dhe korrupsionin e cila merret edhe me dosjet e ish-prokurorisë special qe I ka skaduar mandati pas përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva në aferën e njohur si ?Zhvatja?.Dallimet mes partive kishin të bënin me akuzat që janë ngritur per aferën e përgjimeve, e që përfshijnë thuajse gjithë ish-zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së mes tyre edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari.Pas miratimit të disa ligjeve të tjera, në séance e kësaj të diele, deputetët do të votojnë edhe për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që do t?i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 12 prill.
Recommended