REPORT TV, VERI JUG - MIDUSH SHABAJ, GJURMË TË GJELBËRTA NË SHKODËR

  • 4 years ago
Një histori suksesi në qytetin e Shkodrës, aty ku Veri Jug zbulon ambjentalistin Midush Shabaj. Njeriun që, ku ecën, le gjurmë të gjelbërta në jetën e tij. Lidhja e Midushit qysh në fëmijëri me bimët, lulet, pemët dhe natyrën. Një minifidanishte drurësh të ndryshëm, pishash, akaciesh, arrash dhe qiparisash në fshatin e vendlindjes, në Boks. Aksione për mbjelljen dhe gjelbërimin e qytetit të Shkodrës, si dhe gjelbërimin e vendlindjes - Postrribës. Janë mbi 30 mijë fidanë dhuruar shkollave, komunave, institucioneve dhe mjediseve sociale. Midush Shabaj në një aksion me nxënës të gjimnazit të Postrribës për mbjelljen e fidanëve të pishave ndanë urës së Mesit dhe në një rrëfim ekskluziv për emisionin Veri Jug.

Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv

Recommended