Rama me Kurtin: Bashkëpunim me shpejtësi të re, mbledhje e radhës e qeverisë në Shkodër!

  • 4 years ago
"I dashur Albin mirëserdhe dhe më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm, intensiv për ku jemi dhe ku duam t'i çojmë marrëdhëniet tona, duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë dhe gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakordësuam për Shkodrën, por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive në të gjitha hapësirat mes dy mbledhjeve të qeverive do të vendosim në funksion një komision ndërshtetëror, nga ministrja dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare, për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat, dhe për të adresuar mbledhjes së qeverisë në funksion të arritjeve dhe nevojave për vendimmarrje të tjera. Kemi diskutuar edhe për procesin e Berlinit, dhe do të vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e 4 lirive themelore të BE në rajonin tonë, ku për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i pritoriteteve. Për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radhë të parë të parë, dhe të mallrave e shërbimeve, nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore që të jemi të angazhuar dhe të qartë në çdo hap për të hequr kufirin mes të dy shteteve. Dhe për ta bërë hapësirën e përveçme të secilit shtet, një hapësirë të përbashkët bashkëpunimi e zhvillimi. Ne jemi 100% në mbështetje të Kosovës në të gjithë betejën për të çuar para procesin e njohjes së plotë dhe të afirmimit të plotë si një shtet sovran dhe demokrat, në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet", tha Rama.

Recommended