Report TV - Bora zbardh Elbasanin, probleme me energjinë elektrike
  • 4 years ago
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Bora ka zbardhur njësinë administrative Steblevë në Prrenjas , por edhe njësinë administrative Rrajcë në Prrenjas.

Ndonëse qarkullimi kryhet me vështirësi në këto dy njësi rrugët janë të hapura. Problem për bashkinë e Librazhd është mungesa e energjisë elektrike që prej një nate më parë në disa zona. Në Elbasan reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe piken turistike Gjinar, ku mësohet se ka rënë 6- 7 cm dëborë, por pa problem në qarkullim. Edhe në Gramsh dëbora ka përfshirë zonat më të largëta , si Grabove, Poroçan, Skënderbegas dhe Lenie.

Aktualisht sipas emergjencave civile situata është nën kontroll. Si pasoje e rrugëve të hapura të gjitha shkollat janë të hapura.
Recommended