Report TV - OFL zbarkon në Elbasan

  • 4 years ago
TIRANE-Një ditë pas sekuestrimit të pasurisë së Hajrajve në Shijak, Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme u ka nisur formularin për të justifikuar pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Për 48 orë, Forca e Ligjit kërkon që të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet. Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht (lexo ketu).

Pas Lulzim Berishës, shënjestra e tretë është fisi Çapja në Elbasan (lexo këtu lajmet për sagën) dhe kërkesa me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë i është drejtuar Ardian Çapjas 52 vjeç. Struktura e OFL-së deklaron se Çapja është arrestuar më parë për vrasje të punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu 52-vjeçari, po sipas OFL-së dyshohet si 'organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016' thotë OFL-ja.

Recommended