Kurti: Kuvendi te mblidhet me 3 Shkurt per te votuar qeverine

  • 4 years ago
Pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kërkuar nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca që të thërrasë Kryesinë e Kuvendit.

Kurti ka kërkuar që kryesia të caktojë më datë 3 Shkurt seancën për votimin e qeverisë, ndonëse sipas afatit kushtetues, ai ka kohë deri më 4 Shkurt.

I nominuari për zv/Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se posti i kryeparlamentarit është i pakthyeshëm. Ai thotë se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur koalicionin me LDK-në.

?Ne kemi thënë se do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë deri në çastin e fundit të mandatit kushtetues që të arrihet marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kjo mbetet e pandryshuar deri në momentin kur nuk ekziston si mundësi?.

Kurti ka takuar ndaras minoritetet serbe dhe joserbe, orekset e të cilave janë shtuar për më shumë se nga një ministri.

?Ministria e 13 e cila duhet të na takojë neve sepse ne i kemi shumicën e deputetëve joshumicë në legjislaturën e 7?, shprehet Goran Rakiç nga Lista Serbe.

?Qëllimi i takimit ishte kërkesa e Kurtit për ta mbështetur atë në formimin e qeverisë. Kërkesa jonë prej fillimit ka qenë që të kemi një përfaqësim ku komunitetet të jenë më aktive në vendimmarrje e sidomos komuniteti egjiptian ka kërkuar prej fillimit që të ketë një përfaqësim në qeveri?, thotë Veton Berisha nga Komuniteti Egjiptian.

Kurti, në bisedimet me LDK-në, ka rënë dakord që të zvogëlojnë në 12 numrin e ministrive. Me këtë rast, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, dy ministri u takojnë komuniteteve, njëra komunitetit serb dhe tjetra komuniteteve të tjera.

Në rast të shtimit të numrit të ministrive, atëherë edhe një ministri u takon komuniteteve. Ndërkohë, të martën ishte takimi i fundit ndërmjet LVV-së e LDD-së të cilët edhe në praninë e ndërkombëtarëve nuk arritën të bien dakord për koalicion qeveritar.

Tv Klan

Recommended