Report TV -Arrestohen 4 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'!
  • 4 years ago
TIRANE- Jan Prenga i rrëmbyer 11 ditë më parë në rrugën "London" në Kamëz, është vrarë nga rrëmbyesit, ndërsa sipas policisë ai ka ndërruar jetë si pasojë e humbjes së gjakut nga goditjet e shumta që ka marrë në momentin e rrëmbimit. Autorët e kanë futur me dhunë në një makinë që rezulton t'i jetë vjedhur një këngëtareje në zonën e Kombinatit, për ta çuar në kompleksin "Golden" pranë Xhafzotaj të Shijakut, në pronësi të tyre, një strukturë super lukzose. Vdekja e pengut Jan Prenga 49-vjeçar konfirmohet nga policia e Shtetit pas analizimit të kamerave të sigurisë pranë kompleksit "Golden" dhe gjurmëve të gjakut të gjetura në vendin e rrëmbimit, por pavarësisht kërkimeve, ende nuk është gjetur trupi i pajetë i Prengës.
Recommended