13-vjecarja: Babi na rrihte, une dhe mami flinim rrugeve

  • 4 years ago
?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një vajze 13-vjeçare. Edhe pse ende fëmijë, ajo ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë një fëmijëri tepër të vështirë. Intervista në studio me vogëlushen u zhvillua në prani të psikologes Erlinda dhe për mos zbuluar identitetin e saj, vajzës iu vendos emrin Ana.

13-vjeçarja ka rrëfyer se është rritur mes varfërisë dhe dhunës sepse babai i saj pinte së tepërmi dhe ushtronte dhunë ndaj mamasë së saj, motrës dhe vëllait. Në këto kushte, mamaja e saj largohet nga shtëpia me 3 fëmijët e mitur dhe për një periudhë kohe enden rrugëve në Greqi. Për shkak se nuk mund të rriste të tre fëmijët, e ëma jep 2 fëmijët e rritur, dy familjeve që njihte, ndërsa Anën e mban vetë.

Recommended