Mbyllet qarkullimi i automjeteve ne By-Passin e Fierit

  • 4 years ago
Duke nisur prej ditës së hënë, By-Passi i Fierit do të mbyllë qarkullimin e automjeteve në mënyrë që kompania e cila është duke kryer punimet, të përfundojë tërësisht segmentin në të dyja korsitë.

Makinat sërish duhet që të kalojnë përmes rrugës së vjetër nga Levani edhe për 3 muaj të tjerë, ndërsa aksi do të jetë i aksesueshëm më datën 1 Maj, i pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme dhe parametrat e sigurisë.

?Rruga tashmë ka marrë drejtimin e duhur. Jemi në fazën finale të krahut të djathtë, kështu që është e nevojshme për ta mbyllur, që t?i japim dorën e fundit. Praktikisht, për të menaxhuar trafikun në një situatë ku punohet, është shumë e vështirë, ka kosto?, thotë drejtori i ARRSH, Ergys Verdho.

Ministrja Belinda Balluku tha se punimet do të kryhen me shpejtësi në mënyrë që rruga të jetë gati për sezonin e ri veror duke mbyllur të gjithë problematikat.

?Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t?ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i By-Passit të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët?.

Në bazë të kontratës të firmosur në Nëntor të vitit 2018 nga Autoriteti Rrugor dhe shoqërisë ?Combined Group Contracting?, 22 kilometrat e papërfunduara të këtij segmenti duhet të përfundonin në fund të muajit Shkurt të këtij viti. Punimet për këtë rrugë që shkurtojnë në më pak se 25 minuta lidhjen e Fierit me autostradën Levan-Vlorë, nisën në vitin 2011 por ende nuk kanë përfunduar.

Tv Klan

Recommended