Report TV -Bylykbashi: Tani fjalën e kanë ekspertët, të ecin shpejt për hartimin e reformës

  • 4 years ago
Oerd Bylykbashi pas takimit të Këshillit Politik deklaroi se tashmë detyra e ekspertëve është që të ecin sa më shpejt për përgatitjen e draftit. "Këshilli i autorizoi ekspertët që të operojnë me konsensus deri në momentin e miratimit dhe ajo që bëmë të ditur, qëndrimi i opozitës do të bëhet publik, kryesore është prioriteti i çështjeve, sipas OSBE; lufta kundër shit blerjes së votave, abuzimi me listat, përdorimi i policisë, por edhe çështjet e tjera pa asnjë përjashtim duke pasur parasysh arritjen e standardeve të OSBE-së. Ekspertët të ecin shpejt për hartimin e reformës" tha ai. I pyetur nga Report Tv se cfarë mendon për faktin që reforma duhet të miratohet nga një parlament, që opozita e ka cilësuar ilegjitim, ai tha se "Nuk kam se cfarë të shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit, Kuvendi duhet të miratojë draftin".

Recommended