Mehdi Malkajt për rolet tragjikomikë, aktori: Do të bëhesha copa, që të luaja Pollonin tek Hamleti
  • 4 years ago
Fëmijëria është periudha, në të cilën mësojmë se si të përballemi me suksesin dhe dështimin në jetë. E tija, ndonëse nuk ka qenë e lehtë, sepse mungesa e nënës është një tatuazh i përjetshëm dhimbjeje, por që ai ka bërë të mundur që kësaj jete t?i marrë më të mirën që në zemër të konservojë dashuri edhe urtësi. Ata që i qëndrojnë pranë, e kanë të vështirë të mos e duan Mehdi Malkajn, sepse pozitiviteti që ai përcjell tek të tjerët rrallë se haset në shoqërinë tonë. Për ?ReportTV? Mehdi Malkaj rrëfen rolin e fundit, në shfaqjen ?Kopshti i dallëndysheve? me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Eksperimental, rol të cilin e rimerr sërish pas 20 vitesh. Dikur përkrah Agim Qirjaqit, kësaj here përkrah Erand Sojlit.
Recommended