"Te gjithe me japin gjak, por asnje s’eshte gjaku im"

  • 4 years ago
64-vjeçari, Syrja Basha në programin ?Historia ime?, në Tv Klan ka treguar historinë e jetës së tij. Kur ishte 7 vjeç, ai kupton nga shokët e klasës se ishte i birësuar. Duke qarë dhe i mërzitur shkon në shtëpi dhe kërkon nga nëna që ti tregojë të vërtetën, por ajo mohon gjithçka.

Kur ishte 16 vjeç, babai që e rriti ndahet nga jeta pa i treguar të vërtetën. Në kushte të vështira ekonomike, ai detyrohet të punojë dhe të kujdeset për nënën e tij. Çështjen e adoptimit e lë mënjanë, martohet, krijon familjen e tij, por në vitin 2008 duhet ti nënshtrohet një operacioni për heqjen e veshkës. Operacioni ishte i vështirë, doktorët i thanë se i nevojtej gjak, por askush nga familja nuk kishte të njëjtin grup gjaku me të.

Vendos ti kërkojë nënës para se të hyjë në operacion, ti tregojë të vërtetën për mamanë e tij biologjike, por ajo sërish refuzon. Shoqja e mamasë së tij e bind atë, që të tregojë gjithçka, por krejt papritur ajo ndërron jetë dhe Syrja humbi nënën që e rriti, por edhe mundësinë për të mësuar kush është nëna e tij biologjike.

Recommended