Zbardhet deshmia ne polici e te dashures se Tauland Mazes

  • 4 years ago
E dashura e Tauland Mazes, shtetasja me inicialet D.T., ka deklaruar se është takuar me Entonin vetëm në datën 17 Janar 2015, e njëjta datë që Entoni ka takuar dhe prindërit e tij.

?Jam takuar me Entonin më datën 17 Janar dhe kam qëndruar me të deri më datën 19 Janar në një hotel. Nga ai kam mësuar se kishte ardhur nga Holanda më datën 17 Janar dhe gjithë kohës ishte shumë i shqetësuar. E kam pyetur disa herë se çfarë kishte ndodhur, por më është përgjigjur vazhdimisht ?më lër rehat se nuk janë punë për ty?.

E dashura e Taulandit deklaron gjithashtu se ka folur me të më datë 19 Janar në orën 14:00, ku i ka bërë me dije se do të dilte me disa shokë dhe që prej atij moment nuk kishte arritur të komunikonte më me të.