Petrovska: Ka kaluar koha e shtabeve të VMRO-së në MPB
  • 4 years ago
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk guxon të formohen struktura paralele dhe të mos respektohet hierarkia, porositi zëvendësministrja e Brendshme plotësese Slavjanka Petrovska. Për momentin, ajo nuk ka njohuri për aktivitete të këtilla por tha se ka kaluar koha e shtabeve të VMRO-së brenda këtij institucioni. Petrovska shtoi se punohet në zgjidhjen e mos-marrëveshjeve me ministrin Çulev por nuk heq dorë nga padia e paralajmëruar ndaj tij. VMRO-DPMNE-ja e quan gënjeshtare dhe manipulatore zëvendësministren plotësuese.
Recommended