Report TV -Bashkëjetesa e hidhur mes tumorit dhe varfërisë!

  • 4 years ago
KORÇË - Një histori i dhimbshme vjen nga fshati Sheqeras i Korçës. Elisabeta Halimi 50 vjeç, nënë e dy fëmijëve prej dy muajsh është diagnostikuar me tumor. Nga shtrati, ku po dergjet mes lotësh e dhimbjesh, ajo tregon bashkëjetesën e vështirë mes sëmundjes dhe varfërisë.

"Kam një sëmundje që nuk e përballoj dot me të ardhura, nuk kam asnjë të ardhur. Kam dy ditë që nuk kam ngrënë. Nuk kam shkuar në Tiranë për mjekim sepse nuk kam asnjë 100 lekë për të marrë një ilaç për dhimbjen që kam", thotë Elisabeta Halimi.

Recommended