Pa Gjurme U zhduk dy javë pasi u largua nga puna si lavazhier/ Zhduket 26-vjeçari!

  • 4 years ago
TIRANE- Gëzim Luka 26-vjeç është zhdukur pa lënë gjurmë dy ditë më parë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë Krujë. Rasti është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Gjurmë nga vëllai i tij, Gazmir Luka. Ai tregoi se Gëzimi ishte larguar pas kishin paguar kafenë në lokalin pranë urës së Fushë Krujës, ndërsa rrëfen se se i vëllai kishte probleme mendore të cilat ishin shtuar më shumë gjatë dy javëve të fundit, pas largimit nga puna si lavazhier. Vëllai tregon se Gëzimi i kishte thënë disa herë se trembej se disa persona donin ta vrisnin.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Recommended