Komisioni Antikorrupsion harton strategjinë 4-vjeçare për luftën kundër korrupsionit
  • 4 years ago
Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit ka hartuar strategjinë pesëvjeçare kundër korrupsionit. Pas dorëzimit në Kuvend, e njëjta pritet të marrë dritë jeshile nga deputetët. Sipas Antikorrupsionit, Strategjia 2020-24 identifikon faktorët më të rrezikshëm për korrupsionin në shoqëri si: ndikimin politik, mungesën e integritetit personal dhe institucional, paqartësitë në legjislacion dhe transparencën e dobët. Më tej, nga Antikorrupsioni thonë se qëllimet e strategjisë mes tjerash janë rritja e nivelit të përgjegjësisë politike, forcimi i integritetit të sektorit publik, digjitalizimi  si dhe ulja e korrupsionit në prokurimet publike.
Recommended