Forumi i Budapestit Nano-Berisha - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka rënë poshtë mundësia që kryetari i PS Fatos Nano dhe kundërshtari i tij Sali Berisha të udhëtonin bashkë me një avion drejt Budapestit, ku do të zhvillohet forumi ?Shqiptarët dhe fqinjët e tyre në mijëvjeçarin e ri?, organizuar nga fondacioni amerikan ?Projekti i relacioneve etnike?.

Mësohet se në një takim me ambasadorin Limpreht e zhvilluar sot, kryetari i PD e ka justifikuar mosvajtjen e tij në këtë aktivitet rajonal me faktin se në datën 8 të këtij muaji do të mbahet kuvendi i forumit rinor të Partisë Demokratike. Anullimi që i bën Berisha vajtjes në Budapest, vjen edhe si rrjedhojë e faktit se në këtë udhëtim Berisha do të ishte i shoqëruar vetëm nga kundërshtar dhe në krah të tij ai nuk do të kishte asnjë aleatë.

Forumi ?Shqiptarët dhe fqinjët e tyre në mijëvjeçarin e ri?, organizuar nga fondacioni amerikan ?Projekti i relacioneve etnike?, ka për qëllim të evidentoj rolin e shqiptarëve në ballkan. Cili është vendi i tyre në ballkan pas përfundimit të luftës së Kosovës? Ky është misioni që organizuesit e kësaj konference kërkojnë të mësojnë tashmë që kanë dëgjuar edhe aktorët kryesor të politikës shqiptare./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari