Opinion Plus - F. Nano: Perjashtohet pazari me partnerin dhe kundershtarin Berisha (15 Janar 2007)

  • 4 years ago
#OpinionPlus në #TvKlan nga #BlendiFevziu| Fatos Nano (15.01.2007)

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ishte i ftuar në emisionin ?Opinion Plus?, nga ku foli për takimin ?surprizë? me kryeministrin Berisha, si dhe tensionin politik që shkaktoi ky takim.

?Problemet që i sjell tensioni politik zhvillimit të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare duket se nuk mund të përballohen me nervozizëm apo me tension. Përderisa mungon tensioni elektrik, do të ishte luks që politika të përpiqej ta kompensonte mungesën e tensionit të zhvillimit.

Do të dukej mungesë modestie të thoja që unë edhe në burg nuk kisha tension, në sensin e arsyetimit përse ndodhin burgosjet dhe padrejtësitë në politikë. Një periudhë e moderuar burgosjeje, që unë kreva 10-12 vjet më parë, më ka shërbyer për të arsyetuar pa tension se çfarë nuk funksionon në politikën shqiptare dhe në raportet e shtetit me shoqërinë. Duket se ngasja më realiste dhe më logjike në komunikimin me publikun do të ishte që politika, në mënyrë të veçantë për shkak të trashëgimisë komuniste që ka patur shumë ndikim në jetën e njerëzve, duhet të evitojë hakmarrjen, tensionin dhe konfliktin. Për këtë arsye ndodhin dhe çudira të tilla si takimi i fundit Nano-Berisha.

Së pari unë jam i ndryshëm nga Berisha, jo vetëm për shkak se në 15 vjet të protagonizmit tim në politikë. Berisha është partneri dhe kundërshtari im më i qëndrueshëm në politikën shqiptare për shkak se është lideri i së djathtës së re, me të cilin unë, si lideri i së majtës së re, kam ndarë një eksperiencë marrëveshjesh dhe konfliktesh, të cilat i kanë dhuruar shoqërisë shqiptare këtë zhvillim dhe moszhvillim që fotografohet në mënjanimin apo përsëritjen e krizave të caktuara.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit ?Opinion Plus? nëse mendon se njerëzit janë lodhur nga binomi Nano-Berisha, ish-kryeministri u shpreh: ?Unë për shkak të eksperiencës të kësaj prezence të gjatë, që ju mendoni se ka lodhur shoqërinë, vlerësoj se shoqëria dhe politika shqiptare, ballafaqimi i Shqipërisë me botën dhe me qytetarët e saj, mendoj se është e lodhur nga konflikti në politikë për të zgjedhur alternativat më të mira të zhvillimit. Ju keni të drejtë të fokusoheni në këtë pyetje dhe ndjeshmërinë që ajo mbart, pasi nxitësit e konfliktit kanë qenë Nano dhe Berisha.

Unë kam gjetur jo për herë të parë më 11 Janar, por në mënyrë të përsëritur tek partneri i zhvillimit demokratik të vendit me konflikte, te lideri i së djathës, zoti Berisha, njeriun që për shkak të eksperiencës pozitive dhe negative më është përgjigjur me të njëjtin shqetësim për nevojën e evitimit të konflikteve në politikë, sidomos te efektet negative të tyre në shoqëri dhe në iniciativat e qytetarëve për të sjellë pavarësisht ankthit dhe krizës që krijon politika, vendin dhe shoqërinë në kontakte komunikuese me botën e zhvilluar.

Gjuha që kam përdorur 1 vit e gjysmë më parë për zotin Berisha është gjuhë elektorale. Duart e mia me Berishën si politikan nuk takohen për ...

Recommended