E mitura e perdhunuar nga bashkemoshataret, sot nxenese e shkelqyer

  • 4 years ago
Përdhinimi i 13-vjeçares nga 8 bashkëmoshatarët e saj në Kavajë ishte padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri në vitin 2019. Abuzimi me të miturën vijoi për rreth dy muaj, deri në momentin kur vajza me prindërit e saj denoncuan ngjarjen në polici.

Ditën e sotme, në emisionin ?Historia ime?, në Tv Klan ishte e ftuar drejtoresha e agjensisë së krimit tek minorenët Alma Tandili, e cila për rastin në fjalë u shpreh se është një rast suksesi. Vajza është integruar mjaft mirë në shoqëri, ka përfunduar edhe shkollën me rezultate të shkëlqyera dhe e gjitha kjo falë bashkëpunimit dhe ndërhyrjes së gjithë komponentëve.