"Dieta Mesdhetare", zgjedhja me e shendetshme per te rene ne peshe

  • 4 years ago
Në programin ?Rudina? këtë pasdite ka qenë e ftuar nutricionistja Albana Daka. Ajo ka prezantuar një dietë shumë të njohur, e cila konsiston në largimin e kilogramëve të pas periudhës së festave. Bëhet fjalë për dietën mesdhetare, e cila është shpallur si dieta e vitit që lamë pas dhe konsiderohet nga ekspertët si zgjedhja më e shëndetshme për të rënë në peshë.
Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare e pasur në yndyrna të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq, u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.
Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve, që duhet të jenë bio dhe të sezonit. Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik. Vaji i ullirit është një ndër sekretet e kësaj diete. Ai duhet të jetë ekstra i virgjër, sepse yndyrat e ngopura janë në përqindje të vogël, krahasuar me vajin e zakonshëm të ullirit.
Përfitimet e dietës mesdhetare konsistojnë në forcimin e shëndetit të zemrës, mbron organizmin nga kanceri, parandalon mbipeshën dhe diabetin.