Report TV -Virusi i gripit shton vizitat në Spitalin e Kukësit! Mjekja: Jemi në dispozicion

  • 4 years ago
KUKES- Rënia e temperaturave në javën e parë të janarit ka sjellë edhe shtimin e numrit të të prekurëve nga virozat e gripit. Në spitalin rajonal të Kukësit ka një shtim të vizitave. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe kanë vijuar trajtimin në shtëpi, ndërsa pacientë të tjerë janë shtruar në spital për një mjekim më intensiv. Sipas mjekëve, situata nuk është alarmante, edhe pse ka një shtim të rasteve, ndërsa apelojnë për një kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

?Në spitalin rajonal të Kukësit ka pasur raste që kanë marrë shërbim ambulator dhe raste në urgjencë. Pak raste janë shtruar në shërbimin infektiv. Ne jemi në dispozicion të çdo rasti, uroj mos kemi shtim sepse dhe moti po ftohet. Njerëzit të mos kenë shumë kontakt me të ftohtin dhe të pinë lëngje?, tha mjekja Fjoralba Prifti

Recommended