Reagimet per tensionet ne Lindjen e Mesme
  • 4 years ago
Edhe Europa është vënë në lëvizje për të shmangur një konflikt të mëtejshëm mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Kanë qenë të shumta lëvizjet në Bruksel, Paris, Londër dhe Berlin për këtë çështje.
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme mes Uashingtonit dhe Teheranit ka vënë në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u kërkoi palëve të heqin dorë menjëherë nga vendimet ekstreme, pas goditjes së bazave ajrore amerikane në Irak nga raketat iraniane.
?Përdorimi i armëve duhet të ndalet menjëherë për t?i hapur rrugë dialogut. Po kërkojmë të bëjmë gjithçka është e mundur për të rikthyer palët në bisedime?.
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin iranian Hassan Rouhani para sulmeve, duke shprehur shqetësimin e thellë për tensionet. Ai i bëri thirrje Iranit të shmangë përshkallëzimin e situatës, ndërsa tha se do të qëndrojë në kontakt për të mbajtur hapur kanalet e dialogut.
Kryeministri britanik Boris Johnson, gjatë fjalës së tij në parlament shprehu mbështetje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, ndërsa i kërkoi Teheranit të tërhiqet nga përshkallëzimi i situatës.
E para mbledhje e qeverisë gjermane për këtë vit u përqëndrua tek tensionet më të fundit në Lindjen e Mesme. Merkel dënoi sulmin ndaj bazave amerikane, ndërsa pritet të takohet në fundjavë me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar situatën më të fundit të krijuar pas vrasjes së Qasem Soleimani.
Thirrje për uljen e tensioneve bëri edhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Geng Shuang, i cili tha se palët duhet të trajtojnë mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.
Recommended