Djali i vrau kunatën, policia largon nënën e autorit nga varrimi në Mallakastër
  • 4 years ago
Burri me dy fëmijët e gruas që u vra nga nipi i bashkëshortit në Mallakastër janë kthyer nga Greqia, ndërsa sot 51-vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se policia nuk e ka lejuar nënën e autorit, kunatën e viktimës, që të merrte pjesë në ceremoninë mortore për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm në këto momente hidhërimi. Ndërkohë që Report Tv sjell pamjet nga banesa e 16-vjeçarit që vrau nusen e xhaxhait. Në shtëpi nuk ndodhet asnjë person dhe dera është e mbyllur. Nëna e autorit, që ishte e vetme në shtëpi është larguar, pasi policia nuk e lejoi ne varrimin e kunates. Burri i saj ndodhet në burg, ndërsa djali u arrestua për vrasjen.
Recommended