Spektakli në Elbasan - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Adi Krasta në spektaklin ?Ne apo Ju? në Elbasan. Të rinjt elbasanas kanë shijuar për rreth dy orë këtë shoë të Krastës zhvilluar në teatrin Skampa. Inisiator të kësaj mbrëmje ishin agjensia publicitare Ajsberg dhe bashkia e Elbasanit. Ideuar ne formën e një konkursi midis djemve dhe vajzave, spektakli ishte i ndërthurur dhe me muzikë, balet modern, humor etj.

Ky spektakël ka marrë duartrokitjet maksimale të spektatorëve elbasanas. Sipas drejtuesit të agjensisë publicitare Ajsberg, qëllimi i spektakleve të tilla është evidentimi i talenteve të reja në art muzikë shkencë etj. Aktivitete të tjera do të shoqërojnë shoën e Krastëts ditët e ardhshme në qytetin e Elbasani./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego