Elbasan oxhaqe që bien - (3 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Oxhaqet e uzinave të Elbasanit rrezikojnë të bien. Të ngritura shumë kohë më parë, oxhaqet e qytetit industrial kanë shërbyer për të shpërndarë tymin e pluhrin aq problemtik. Sikur të mos mjaftonin efektet e padëshirueshmë kancerogjene që këto oxhaqe kanë shpërndarë sërisht ato janë në rrezik. Deformimet që kanë pësuar në vitë mund të shkaktojnë një rënie në çdo moment.

Ky është oxhaku tejet i amortizuar pranë ish-kombinatit të drurit. Banorët e lagjes Shkumbini dhe Skënderbeu, rruga e të cilëve kalon pran këtij oxhaku ndihen tepër të friksuar sidomos për femijët. Administrata e kombinatit pohon se ky oxhak nuk është më funksional dhe se ka plane për shembjen e tij. Por derisa kjo të arrihet oxhaku i plasaritur dhe i përkulur është një rrezik i përhershëm i qytetarëve Elbasanas./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended