Republikanët me ish-pronarët - (29 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pronarët sëbashku për të fituar pronat. Partia Republikane i ka mbledhur ata sot për të përcaktuar mënyrat e marrjes së pronave të rrëmbyera para shumë vitesh. Të mos merremi me probleme individuale tha republikani Godo, por së pari duhet të atakojmë ligjet që bien ndesh me Kushtetutën si dhe të veprojmë në një front të përbashkët në të gjitha rrethet e shqipërisë.

Kështu ish-pronarët kanë vendosur sot të rrisin protestat e tyre për të fituar pronat që kërkojnë që prej 9-vjetësh. Sipas Godos rruga do të jetë e vështirë për shkak të presionit të dy forcave politike. Ndërsa socialistët kanë frikë nga ndarja e pronave tha ai, PD jau ndau atyre që dilnin në mitingje apo njerëzve që i shërbenin.

Sabri Godo:- ?Nga koalicioni që është në pushtet, nuk mund të gjejmë përkrahje. Duhet të gjejmë mënyrat për ti detyruar ata të respektojnë atë që pranuan të shkruajn, kurse këtyre të tjerëve PD edhe me këta më duket e vështirë. Këta nuk tërhiqen nga ligji 7501. Neve jemi nën shtypjen e dy forcave të mëdha politike, të cilat nuk hapin rrugën e duhur të vënë pronën pronarit?.

Të përpiqemi të ngrjmë popullin në këmbë tha kryetari i PR Fatmir Mediu. Kemi në krah mijra intelektual, një president kukull dhe një qeveri që vjedh pronat. Ai tha se trojet e pronarëve real në jug të shqipërisë i janë ndarë minoritarëve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended