U dëbua nga Mali i Zi për flamurin shqiptar e më pas u arrestua, Irfan Domori rikthehet në shtëpi
  • 4 years ago
Irfan Domori qytetari nga Shkodra që u bë i njohur për veshjen e tij karakteristike me plis dhe kostum kombëtar në maratonat dhe garat e vrapimit në trojet shqiptare është liruar nga burgu i Podgoricës, ku ishte dënuar me 10 ditë burg.

Më 17 nëntor Domori u dënua me 300 euro gjobë si dhe u dëbua nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se kishte valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra. Ai i rikthyer sëish në Mal të Zi ku u arrestua dhe u dënua me 10 ditë burg në Podgoricë, ndërsa mediat serbe e cilësuan si terroristi shqiptar i maleve. Arrestimi i tij solli mjaft reagime pasi familjaret e kishin shpallur të zhdukur dhe nuk ishin njoftuar për ndalimin e tij.Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës. Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit. Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi
Recommended