Besimtarët ortodoksë festojnë Buzmin

  • 4 years ago
Besimtarët ortodoks sot festojnë Buzmin, ditën para festës më të madhe krishtere, Krishtlindjet. Dita e sotme është dita e fundit dhe më rigoroze e agjërimit. Sipas traditës, herët në mëngjes në çdo shtëpi dëgjohet zëri i fëmijëve të cilët me këngë për shëndet dhe bereqet, simbolizojnë zërin e engjëjve për lindjen e Jezu Krishtit. Buzmi tradicionalisht shënohet me tubim para Kishës ?Shën Klimenti i Ohrit? në Shkup. Qytetarët edhe këtë vit, u lutën për lumturi, shëndet dhe mirëqenie.

Recommended