Sterilizimi/ PD vijon akuzat: Edhe Min. Financave pranoi që kontrata doli jashtë kontrollit

  • 4 years ago
TIRANE-Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri përmes një deklarate për mediat nga selia blu ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se prioriteti i tij nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm. Sipas saj, koncesioni 10 vjeçar i sterilizimit i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës. Pampuri vijon më tej duke thënë se "edhe vetë Ministria e Financave raporton që kontrata e koncensionit të sterilizimit ka dalë jashtë kontrolli. Sipas këtij raporti , parashikimi i bërë në kontratë nga qeveria ka qenë i gabuar, pasi në kontratë është 62. 957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117. 000 ndërhyrje" thotë ajo.

Recommended