Kroacia zgjedh Presidentin e ri

  • 4 years ago
Kroacia voton për të zgjedhur Presidentin e ri, në një garë që analistët thonë se është e paparashikueshme. 3.8 milione Kroatë do të duhet të zgjedhin në balotazh mes Presidentes në detyrë, konservatores Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe rivalit të majtë Zoran Milanoviç.
Në raundin e parë, në Dhjetor, Milanoviç mori më shumë vota, duke u bërë kandidati i parë presidencial në historinë e Kroacisë që del në vend të parë në një garë me një President në detyrë.
Zgjedhjet vijnë pak ditë pasi vendi mori Presidencën e Bashkimit Europian, çka do të thotë se fituesi i tyre do të jetë një figurë e rëndesishme në skenën europiane, teksa Unioni po përballet me sfidën e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga njëra anë dhe me daljen e Britanisë së Madhe nga ana tjetër.
Presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ish ?ambasadore e Kroacisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkon një mandat të dytë nën siglën e partisë në pushtet, Unionit Demokratik Kroat, një aleate e Partive Popullore Europiane. 51-vjecarja është Presidentja e parë femër e vendit pas shkëputjes nga ish ?Jugosllavia, e po ashtu më e reja në moshë.
Rivali i saj, Zoran Milanoviç, 53 vjec, ish ?kryeminister i Kroacisë dhe lider i Partisë Social-Demokrate, aleate e Socialistëve Europianë, vjen gjithashtu nga radhët e diplomacisë. Përpara se t?i hynte politikës, me një master në Drejtësi, ai ka punuar në Ministrinë e Jashtme dhe ka shërbyer edhe si këshilltar i misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe në NATO.
Posti i Presidentit në Kroaci është ceremonial, krahasuar me atë të Kryeministrit, por gjithsesi Presidenti është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe përfaqëson vendin jashtë tij, çka do të thotë se ai do të ketë rol të rëndësishëm gjatë Presidencës Europiane të Kroacisë.

Recommended