Bllok bota Rusi zgjedhje, Rumani, Afrikë - (25 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vigjilja e zgjedhjeve presidenciale në Rusi ka kohë që ka filluar, por sot ajo është ndjerë dukshëm. Nëpër tregje janë dukur kukulla tipike ruse kësaj radhe me kokën e Vladimir Putinit. Nesër priten zgjedhjet ku do të përplasen Putin dhe Zhuganov, lideri i Partisë Komuniste. Gjendja e tensionar e Çeçenisë tek rusët ka krijuar frymë të mirë për Putinin. Në zgjedhjet e nesërme pritet të votojnë rreth 70% e popullsisë.

Zbulohet baza e prostitutave në Rumani. Policia ka arritur të zbuloj 50 milion dollarë dhe 12 egjiptian të cilët zhvillonin trafikun e shitjes së prostitutave lindore në disa vende të botës. Pas një operacioni blic është zbuluar shtëpia dhe rreth 18 vajza të rrëmbyera që prostituonin. Vajzat kryesisht të moshave të vogla vinin nga fshatrat e Rumanisë dhe mblidheshin pikërisht në këtë bazë ku më pas hynin në xhiron e prostitucionit nëpërmjet kalimit në Malin e Zi.

Pas më pak se një jave në Uganda të Afrikës së Jugut ku vdiqen rreth 600 vetë janë gjetur dje jo më shumë se 150 km në very të fshatit rreth 150 persona të tjerë të djegur, ku 60 kanë qenë fëmijë. Sekti fetar i cili beson në fundin e botës mesa duket edhe në këtë rast ka fytyrën e krimit./tvklan.al