Bllok bota Norvegji, Japoni, Vatikan - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

40 mijë banorë të dy qyteteve Norvegjeze kanë lënë shtëpitë e tyre nga rreziku i shpërthimit të propanit. Urdhri i evakuimit të tyre ka mbritur pas përplasjes të dy trenave të mëngjesin e sotëm, një tren mallrash dhe një tjetër që transportonte 140 tonelata propan. Nga përplasja e parë nuk ka patur viktima, por me gjithë ndërhyrjen e zjarrëfikësve pritet që shpërthimi të jetë shumë i fuqishëm.

Joshiro Mori është zgjedhur tashmë kryeministri Japonez. 65-vjeçari i Partisë Liberal Demokrate ka 30 vite në parlament, tre herë ministër dhe emër me potencë në partinë e tij.

Kush do ta marrë Elio Gonzalesin? Është kjo pyetja që diskutohet prej muajsh mes Kubës dhe SHBA. Përpara shtëpisë së vogëlushit në Majemi qëndrojnë qindra amerikano-kubanë, të cilët nuk duan që djali 5-vjeçar të takohet me të atin dhe të kthehet në Kubë.

Sot në Vatikan 200 ushtarakë të trupave alpine italiane kanë mbrritur para Papës. Katër ditë më parë këta trupa kanë nisur peligrinazhin e tyre me rastin e vitit jubilar ku sot është shoqëruar dhe nga familjet, kanë mbrritur në sheshin e San Pjetrit. Papa Vojtila është lutur gjatë përshëndetjes së tij. Ai është lutur për të gjithë ushtarakët italianë dhe ka kërkuar paqe dhe ndihmën e ushtrisë në këtë mision të madh./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori