Report TV - Viti 2019: Shumë zhurmë, pak kulturë!

  • 4 years ago
Fillimviti 2019 do ta gjente kulturën me ministre të re. Elva Margariti, do të zëvendësonte ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila drejtoi këtë institucion për 5 vite. Profili i kryetares së re të kulturës, pothuajse krejt i panjohur për publikun, përveçse daljeve të saja si arkitekte për të folur për godinën e Teatrit Kombëtar, kishte ngjallë kërshëri tek njerëzit e kulturës. Shumëkush qe kurioz për zgjedhjen e saj në këtë pozicion, ndonëse, një zë fare pak i njohur në fushën e artit e kulturës, por sipas Margaritit, kjo është një çështje për të cilën duhet pyetur kryeministri Edi Rama. E megjithatë, edhe pse gjatë muajve të parë, vijonte ende që protagonizmin ta kërkonte ish-ministrja Kumbaro, Margariti në intervistën e saj të parë, 3 muaj pas marrjes së detyrës, për ?Report tv?, u shpreh e hapur për bashkëpunim dhe dialog për artistët që duan të shtrojnë problematikat që i shqetësojnë. Përsa i përket prioriteteve që shpalosi, qenë trashëgimia jomatëriale edhe artistët e rinj. Për trashëgiminë jomatëriale, i referohej edhe eksperiencës paraardhëse, si koordinatore e programit ?100 fshatrat turistikë?. Ndërsa, për artistët e rinj, ajo që u evidentua gjatë gjithë vitit nga angazhimi i ministres në paktin me universitetet, ishin marrëveshjet mes palëve, ku studentët e arteve do mund të mësonin më shumë në mbarëvajtjen e punëve në institucionet e kulturës, sepse kështu falë kësaj ?eksperience? edhe udha e artit për ta, mund të jetë më e lehtë në të ardhmen?

Recommended