'Shuhet njeriu që e modernizoi futbollin', Meta në homazhet për Shyqyri Rrelin

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta bëri sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të futbollit dhe sportit shqiptar, ish-futbollistit të ?KF Tiranës?, trajnerit të paharruar të ekipeve Shpresa dhe atij Kombëtar shqiptar, Shyqyri Rreli. 

Pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të të ndjerit duke i shprehur ngushëllimet familjes Rreli si dhe të afërmve e kolegëve, Presidenti Meta la edhe një shënim në Librin e Zisë. 

Në një prononcim për mediat Presidenti i Republikës theksoi: 

?Të gjithë ata që kanë ndjekur futbollin shqiptar të fundviteve ?70 dhe sidomos të viteve ?80 e kujtojnë dhe nuk do ta harrojnë asnjëherë atë kapërcim cilësor që solli në futbollin tonë profesor Shyqyri Rreli, i cili vrau frikën si trajner dhe si asnjëherë tjetër më parë, kaloi nga një Shqipëri në mbrojtje, duke krijuar një Shqipëri sulmuese, shënuese, fituese, e cila arriti suksese të jashtëzakonshme, sikurse ishin triumfet në Ballkaniada me ekipin Shpresa. 

Më pas një nga arritjet më të mëdha të futbollit tonë, ku një kontribut të spikatur pati profesor Rreli, ishte renditja e ekipit Shpresa në 8 skuadrat më të forta të kontinentit, duke skualifikuar drejtpërdrejtë edhe Gjermaninë e asaj kohe dhe skuadra të tjera të mëdha. 
Kushdo që i ka ndjekur ato ndeshje i kujton me imtësi dhe detaje, siç ka qenë ajo fitore e jashtëzakonshme, e pabesueshme me Belgjikën e madhe, që ishte e treta në botë në atë kohë. Belgjika e Pfaff-it, e Scifo-s, e Ceulemans-it, etj. Një ekip që dridhte ekipet më të mëdha të botë dhe besoj se të gjithë e mbajnë mend, sepse ajo ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme nga sekonda e parë deri në të fundit.

Recommended