Zjarrfikesi rrefen momentin e veshtire: Po qanin dhe komshinjte, u hodhem nga ballkoni me litar
  • 4 years ago
Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 52 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, në zonat që u prekën nga tërmeti. Ka qenë të shumtë,ata që kontribuan në lehtësimin e situatës së vështirë.

Janë konsideruar si ?Heronjtë e heshtur?, që punojnë shumë dhe flasin pak, që nuk u dorëzuan para asnjë rreziku apo vështirësie, gjatë aksionit për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, forcat policore, ushtarakët, por edhe qytetarët e thjeshtë u bënë bashkë për t?u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti.

Një grup zjarrëfikësish ishin të ftuar, ditën e sotme në programin ?Historia ime?, ku kanë treguar vështirësitë dhe rrezikun gjatë zhvillimit të aksionit për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat si pasojë e tërmetit të tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe vështirësitë që mbart vetë profesioni i tyre dhe me të cilat ju duhet të përballen çdo ditë.

Zjarrëfikësi Astrit Çela ka treguar në studio një rast që ka ndodhur para një muaji dhe që ka qenë vërtet i vështirë dhe shumë prekës për të.
Recommended