Report TV -Prej tre vitesh pas hekurave/ 24-vjeçarja flet e penduar: Më detyroi mosha
  • 4 years ago
E penduar për veprimin që ka bërë një 24-vjeçare e burgosur në Burgun e Grave në kryeqytet, ka folur para kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë. Redona e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike thotë se është penduar për veprimin e bërë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe moshës së vogël.

"Redona 24-vjeç. Jam arrestuar para tre vitesh e gjysmë pasi supozohet se po trafikoja lëndë narkotike. Jam penduar për veprën që kam bërë. Më detyroi mosha të bëja atë lloj gabimi. Gratë këtu nuk duhen paragjykuar, pasi këtu janë sjellë nga ndonjë moment nxitimi ose për shkak të faktorëve ekonomikë dhe vështirësive që kanë pasur", tha 24-vjeçarja.
Recommended